Itali, Napolitano kërkon hetim të shpejtë

19/01/2011 15:45

Presidenti italian, Giorgio Napolitano, pranoi se vendi i tij është zhytur në krizë, pas akuzave të shfrytëzimit të prostitucionit minoren prej Kryeministrit, Silvio Berlusconi.

Kryetari i qeverisë së Romës ka hedhur poshtë akuzat, por prokurorët besojnë se kanë prova të forta kundër tij dhe Berlusconi mund të procedohet edhe për një akuzë shumë më të rëndë, atë të përdorimit të influencës politike për të liruar një vajzë të re nga burgu.

Në një deklaratë publike, Napolitano tha: “Shpresoj vetëm që përfundimet e hetimeve të shpallen në një afat sa më të arsyeshëm, sepse një krizë e tillë si kjo e tanishmja, do të ishte shumë e dëmshme për vendin nëse do të vazhdonte gjatë”.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta