Hu Jintao në SHBA, bisedime të ndërlikuara

19/01/2011 15:25

Presidenti Hu Jintao mbërriti mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, ku do të zhvillojë bisedime tepër të rëndësishme me homologun e tij Barack Obama, lajmëruan mediat ndërkombëtare.

Presidenti amerikan mirëpriti Hu Jintao-n në një ceremoni madhështore shtetërore, por bisedimet pas dy liderave të dy ekonomive më të mëdha në botë pritet të jenë tepër të ndërlikuara.

Çështja e monedhës së zhvlerësuar kineze, mosmarrëveshjet me karakter tregtar, ato mbi mbrojtjen dhe çështjet e sigurisë, përfshi qëndrimin mbi Korenë e Veriut, janë çështjet që kanë krijuar prej kohësh probleme në raportet dypalëshe.

Presidenti kinez pritet të përballojë edhe disa seri pyetjesh mbi respektimin e ulët të të drejtave të njeriut nga autoritetet e Pekinit, në konferencën e përbashkët për shtyp që dy njerëzit më të fuqishëm të botës do të mbajnë.

Aktualisht, Kina përfiton shumë më tepër nga SHBA në pikëpamjen tregtare, me këta të fundit që importojnë mallrave me vlerë prej 344 miliardë dollarësh çdo vit, për të eksportuar vetëm 81 miliardë dollarë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta