Australi, valë shpërnguljesh të reja

19/01/2011 15:15

Banorët e qytetit juglindor të Kerangut në Australi kanë nisur të shpërngulen, ndërsa ujrat kanë vendosur nën alarm edhe shtetin e Viktorias, lajmëruan mediat gjatë ditës së sotme.

Një valë e re shpërnguljesh pritet, ndërsa numri i viktimave është rritur në 30 persona, shumica e të cilëve viktimë në shtetin e Kuinslendit.

Kryeministrja Anna Blight e ka cilësuar katastrofën si më të rëndën ndonjëherë, ndërsa dëmi ekonomik i deritanishëm tejkalon 15 miliardë dollarë, pa llogaritur humbjet nga pezullimi i nxjerres së mineraleve në Kuinslend.

Top Channel