
Për Shtetet e Bashkuara Kina duhet të bëjë më shumë përsa i përket politikave të saj monetare me monedhën vendase, huan.
“Mendojmë se duhet të bëhet më shumë. Ky nuk është mendimi vetëm i Uashingtonit për edhe i vendeve të tjera. Politikat monetare, të drejtat e njeriut, siguria dhe cështje të tjera të rëndësisë globale”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.
Zyrtari amerikan nënvizoi gjithashtu se këto do të diskutohen edhe në takimin mes Obamës dhe Jintaos në Uashington.
Vizita e presidentit kinez në SHBA u parapri nga një deklaratë “thumbuese” e tij. Ai pak ditë më parë u shpreh se sistemi monetar i dominuar nga dollari tashmë është një sistem që i përket së shkuarës dhe se e ardhmja është huani.
Top Channel