Prokurorja e përgjithshme Ina Rama deklaroi të hënën se rrjedha e hetimeve për 21 janarin varet nga ekspertiza që pritet të mbërrijë nga zyrat e FBI-së.
Kryeprokurorja tha se përgjigjja e ekspertizave do të jetë vendimtare për hetimin dhe se po hetohet edhe për pjesën e skanerit, i dërguar në Amerikë pas dyshimeve se aty është ndërhyrë për të fshirë pamjet filmike.
Deklaratat e saj shefja e organit qendror të akuzës i bëri pas një takimi me prokurorin e Drejtorisë Rajonale të Antimafias së Leces, Cataldo Motta dhe me gjeneralin Franco Patroni, shef i Guardia di Finanza për rajonin e Pulias.
Prokurori i antimafias së Leces, zoti Motta pohoi se Shqipëria është porta dalëse e trafiqeve të drogës, ndërsa Italia porta hyrëse drejt vendeve të Perëndimit.
Por sipas prokurorit Motta, rrugët e trafikut kanë ndryshuar. Vetëm për 2011-ën nga Shqipëria janë transportuar 20 tonë marijuanë.
Top Channel