Sudan, referendumi, Ashton e kënaqur
15/01/2011 18:55
Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton ka shprehur një “kënaqësi të madhe” për zhvillimin e “saktë dhe paqësor” të referendumit të Sudanit të Jugut, duke kërkuar që “rezultati të respektohet”.
Kreu i diplomacisë së BE-së ka përgëzuar të gjitha palët dhe ka mirëpritur impenjimin e ndërmarrë nga presidenti i Sudanit, Bashir mbi faktin se qeveria e tij respekton rezultatin.
Sipas autoriteteve, në votim kanë marrë pjesë 90% e votuesve.
Top Channel