Sa herë që përmendet qyteti i Fierit, mendja të shkon tek nafta dhe bujqësia.
Në këtë vështrim të shkurtër, kjo qendër relativisht e re, krahasuar me Beratin, Shkodrën apo Elbasanin, më shumë gjëra për t`u eksploruar, do të vijë ndryshe:
“Në këtë qytet prej 100 vjetësh bashkëjetojnë kosovarë, myzeqarë, çamë, mallakastriotë, labë të cilët bashkëjetojnë në mënyrë të mrekullueshme dhe për mua është i vetmi qytet në botë që di të bashkëjetojë kaq mirë”, thotë Baftjar Zeqaj, Kryetari i Bashkisë së Fierit.
Jemi në hyrje të qytetit, ky shesh quhet Vangjel Lule, mban emrn e njeriut që në shekullin e 19-të, i apasionuar pas kulturës dhe antikuarëve, i dorëzoi arkivit të shtetit Kodikun e manastirit të Shën Kozmait, që dëshmon për historikun e Myzeqesë në shekujt e 17-të dhe 18-të.
Por gjurmët e vjetra të qytetit i gjejmë në një nga katër lagjet e hershme, në Bishanak, aty ky sot gjendet Shkolla Artistike Rajonale, që mban emrin e shkrimtarit të njohur të letërsisë klasike, Jakov Xoxës, njerëzit dhe trevat e Myzeqesë për të kanë qenë objekt i krijimtarisë së tij.
Buzë lumit Gjanica, ngrihet Kisha e Shën Gjergjit, e besimit ortodoks. E shkatërruar në valën e madhe të lëvizjes komuniste në `67-ën, ky objekt filloi të funksionojë si i tillë pas vitit 2000. Besimtarët mblidhen këtu në shërbesat liturgjike dhe ditë të veçanta, por Kisha, si vend dhe objekt, është e lidhur ngushtë me themelimin e Fierit.
“Kisha u ndërtua nga kleri ortodoks në vitin 1781 buzë brigjeve të lumit Gjanica. Ndërtimi i Kishës ishte bërthama e zgjerimit dhe urbanizimit të Fierit sepse pranë kishës u ndërtua fillimisht një han, disa dyqane dhe nisi popullimi me banorët e parë që ishin myzeqarë”, tregon historiani Ilirjan Gjika.
Po me të kaluarën e qytetit është e lidhur edhe qyteti antik i Apolonisë, i themeluar në vitet 500 para erës sonë, aty ku Perandori i parë romak August studioi përpara se të bëhej Cezar. E zbuluar prej arkeologut francez, Leon Reit, në 1924, ndërkohë që Ugolini gërmonte në Finiq, qendra vizitohet në dimër dhe në verë:
Nuk mund të kuptohet Fieri pa futbollin e tij, një qytet që dhuroi skuadër ambicioze në vitet `80. Sot takojmë Ilir Meçen, i sapokthyer nga emigracioni. Dikur ka qenë mesfushor me numrin 4. Skuadrës i dhuroi shpirtin, ndërsa tifozeve golat:
“Fieri ka pasur disa ekipe të mira: Apollonia e parë, e viteve ’71-’74, në të cilën ka qenë trajner Zihni Gjinali. Apollonia e viteve ’79-’80 ka qenë Apollonia më e fortë, ndërsa Apollonia e viteve ’85 e më tej është skuadra më e suksesshme sepse ka pasur në përbërje edhe Kujtim Majacin, një nga lojtarët më të fortë të futbollit shqiptar”, kujton ish-futbollisti Ilir Meçe.
Dhe për t`ju përmbajtur traditës flasim për gastronominë, nëse vendasit i pyet për pjatën tradicionale, merr përgjigje të ndryshme, si vetë origjina e banorëve në këtë zonë:
Fierin e sollëm përmes njerëzve, banorë të hershëm dhe të rinj, një qytet që synon të shkojë përtej të tashmes në vlera dhe mundësi.
Top Channel