Indi, masa kundër rritjes së çmimeve

14/01/2011 08:50

Autoritetet indiane lajmëruan gjatë ditës së sotme se do të ndërmarrin një seri masash që kanë si synim vënin në kontroll të tendencës së shtrenjtimit të ushqimeve.

Në një deklaratë të zyrës së Kryeministrit mësohej se sasia e
import-eksportit do të rishikohej, ndërsa do të vendoset një tavan për
shitjen e produkteve siç janë qepët.

Megjithatë, ekziston një dyshim serioz nëse masat do të jenë të
mjaftueshme. Vetëm gjatë dhjetorit, indeksi i çmimeve të produkteve bazë
regjistroi një rritje prej 8,43%, ndërsa perimet dhe qumështi shiten
deri 20% më shtrenjtë se një muaj më parë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta