Tërmet në Iran, viktima

21/12/2010 01:45

Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Iranin Qendror duke shkaktuar dëmë të mëdha materiale dhe viktima.

Lajmi njoftohet nga televizioni shtetëror iranian që flet deri më tani për më shumë se 5 viktima. Epiqendra e tërmetit ka qenë në provincën e Kermanin mjaft pranë qytetit të Bamit, ku në vitin 2003 si pasojë e një tërmeti katastrofik gjetën vdekjen 31 mijë persona.

Qindra forca të grupeve të shpëtimit kanë mbërritur në zonat e prekura më fort dhe po kërkojnë nëpër gërmadha për të nxjerrë të mbijetuarit e mundshëm për të mos rënduar bilancin e viktimave.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta