
Numri i dënimeve me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pësuar rënie gjatë vitit, lajmëroi mëngjesin e sotëm në faqen e saj “CNN”.
Me 46 ekzekutime të realizuar në 12 muaj, shifra është 12% më e ulët se ajo e një viti më parë dhe vetëm gjysma e 85 të dënuarve kapitalë në vitin 2000.
Ndërkohë, 114 njerëz janë dënuar me vdekje në të gjithë vendin, përsëri sa gjysma e shifrave në 2000-shin, informoi Qëndra e Informomit të Dënimit me Vdekje (DPIC).
Ndërsa debati moral mbi ekzekutimet ka gjasa të vazhdojë edhe për shumë kohë, arsyet që kanë shkaktuar këtë rënie janë kryesisht praktike. Me 100 milion dollarë të shpenzuar për mbajtjen e të dënuarve kapital në shtatë vitet e fundit vetëm në Ilinois, procesi është i kushtueshëm për shtetin, edhe pse askush nuk është ekzekutuar që prej 12 vitesh.
”Nëse ka të bëjë me kostot e larta të ekzekutimeve, në një kohë kur buxhetet ulen apo me rrezikun e dënimit të të pafajshmëve, e vetmja gjë e sirgut është që vendi pak nga pak po i largohet dënimit me vdekje”, deklaroi Richard Dieter, drejtori i Qendrës së Ekzekutimeve.
Top Channel