SHBA: Koreja e Veriut, në rrugën e duhur

21/12/2010 09:00

Politikani amerikan Bill Richardson deklaron se koreano-veriorët po lëvizin në drejtimin e duhur.

Duke vlerësuar si pozitive vizitën e tij në Penian, Richardson tha se Veriu ka treguar pragmatizëm duke mos reaguar ndaj stërvitjeve ushtarake të Jugut.

Veriu bombardoi ishullin Jeonpjeong muajin e kaluar pas disa stërvitjeve të tilla dhe kërcënoi me reagime më të ashpra nëse ato do të përsëriteshin.

Richardson theksoi gjithashtu se Peniani ka rënë dakord që të lejojë inspektorët ndërkombëtarë të vizitojnë impiantet bërthamore.

“Ata do të lejojnë personelin e ANEB që të shkojë në Jongbiong, për t’u siguruar se ata nuk po prodhojnë uranium të pasuruar dhe se po veprojnë për qëllime paqësore”, ka deklaruar Richardson.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta