Peniani lëshon “pe”, ulet tensioni

21/12/2010 01:20

Koreja e Veriut ka dhënë sinjale të uljes së tensionit në Gadishull pas manovrave ushtarake të organizuara nga Jugu, të cilat fillimisht Peniani i kishte cilësuar si provokative dhe që mund të çojnë në luftë mes dy vendeve.

Vendi komunistm jo vetëm që nuk reagoi ashtu siç kishte premtuar, agresivisht, por bëri një tjetër lëshim ndaj komunitetit ndërkombëtar duke lejuar monitorimin e laboratorëve të saj të pasurimit të uraniumit nga një grup ekspertësh të OKB-së.

Ky lëshim mund të sjellë uljen e mëtejshme të tensionit në Gadishullin Korean që me kalimin e kohës pritet të sjellë ngritjen e një komisioni të përbashkët ushtarak mes Koresë së Veriut, asaj të Jugut dhe SHBA-së për çështjet ushtarake.

Që nga mbytja e një anijeje koreano-jugore në muajin mars të këtij viti, ku gjetën vdekjen 46 marinarë, tensionet mes Penianit dhe Seulit kanë ardhur në rritje duke kulmuar me sulmin me predha ndaj një ishulli koreano-jugor ku vdiqën 4 persona.

Ndryshimi i kursit në qendrimet e Koresë së Veritu ka ardhur pak ditë nga vizita e të dërguarit jozyrtar të Uashingtonit në Penian, Bill Riçardson.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta