Kriza, Kina: Gati të ndihmojmë BE-në

21/12/2010 08:55

Kina është e gatshme të mbështesë masat që Bashkimi Evropian dhe FMN kanë elaboruar për të siguruar stabilitetin financiar në Evropë.

Deklarata është bërë sot nga zëvendëskryeministri kinez, Wang Qishan, në hapjen e bisedimeve dypalëshe mbi ekonominë.

“Pekini ka ndihmuar vendet anëtare të BE për të luftuar krizën e buxhetit të brendshëm”, ka deklaruar Qishan.

Ndërkohë, përsa i përket tregut vendas, analistët parashikojnë se rritja e treguesit të cmimeve për konsum do të prekë pikun në tremujorin e parë të vitit 2011, por do të mbahet rreth kuotës 6%, ndërkohë që GDP-ja do të rritet me rreth 9%.

Sipas analistëve, investimet dhe eksportet do të rriten gjithashtu me rreth 15 deri në 20 për qind vitin e ardhshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta