Assange: Ekstradimi ishte një farsë

21/12/2010 08:45

Themeluesi i faqes Wikileaks, Julian Assange shpjegoi arsyet se përse lufton ekstradimin në Suedi, në një intervistë të publikuar në mëngjes në faqen e BBC.

Njeriu më i përfolur i momentit pas publikimeve të dokumentave sekrete të administratës amerikane, 39-vjeçari kërkohet nga drejtësia e vendit nordik për dy akzua përdhunimi.

Një Gjykatë angleze hodhi poshtë dy herë kërkesën e ekstradimit, me argumentimin se provat për krimin e Assange ishin të pamjaftueshme. Sulmi u konsiderua si politik nga mbështetësit e Julian, i cili mund të përballet së shpejti me kërkesën e ekstradimit nga pala amerikane, për akuzën e spiunazhit.

”Nuk kam nevojë të kthehem në Suedi”, deklaroi Assange. “Ligji thotë se unë kam disa të drejta dhe njëra prej tyre është që të refuzoj të shkoj në një vend, vetëm sepse disa prokurorë kanë dëshirë të bëjnë një bisedë të zakonshme me mua”.

Sipas australianit, autoritetet suedeze kërkuan që ekstradimi të realizohej pa u bërë publik. “Eshtë e pamundur që drejtësia të arrihet në kushte të tilla”, shtoi Assange. Gjatë intervistës, ai refuzoi gjithashtu të pranonte bindjen e përhapur se jeta e tij është në rrezik.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta