Arrestohet autori i “Guida e Pedofilëveâ€
21/12/2010 02:40
Policia amerikane vuri nën pranga Philip Greaves, i njohur ndryshe si autorit i librit të guidës për pedofilët.
Greaves u arrestua në Kolorado në bazë të një urdhërarresti të nxjerrë nga shteti i Floridas që e akuzon atë se me botimin e librit të tij “Guida e Dashurisë dhe e Kënaqësisë së Pedofilëve”, ka shkelur ligjet e etikës.
Greaves u arrestua teksa po përpiqej t’i shiste librin e tij një detektivi policie, libër i cili doli fillimisht në shitje në Amazon, por pas protestave u zhvendos prej aty dhe u shpall si botim i papërshtatshëm.
Top Channel