Kryeministri i Turqisë, Tayyip Regep Erdogan i bëri një thirrje presidentit amerikan Barack Obama që të pengojë një rezolutë të Dhomës së Përfaqësuesve, që do ta konsideronte vrasjen e pothuajse 1,5 milion armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore një genocide.
Disa vende në botë kanë pranuar të quajnë këtë ngjarje të Luftës së Parë Botërore si një spastrim etnik, por rrethanat në të cilat ajo ka ndodhur edhe sot janë kontradiktore.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmed Davutoglu ka shkruar në letrën drejtuar administratës së Obamës se cilësimi si genocid do të dëmtonte marrëdhëniet midis të dy vendeve. “Ne nuk mund të lejojmë që kjo rezolutë të qëndrojnë mbi marrëdhëniet turko-amerikane si Shpata e Demokleut”, deklaroi Davutoglu.
Votimi pritet të ndodhë përpara se kontrolli i Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të kalojë në duart e republikanëve me fillimin e 2011-s. “Jemi të bezdisur që kjo çështje përfundon në axhenda çdo vit”, tha Cemil Cicek, Ministri Turk i Shtetit. “Nuk na duket e drejtë, pasi kështu është gjetur një mjet torture i vazhdueshëm kundër nesh”.
Top Channel