Terrorizmi, arrestohen në Britani 12 persona
20/12/2010 12:30
Në Britaninë e Madhe janë arrestuar 12 persona mëngjesin e sotëm në kuadër të një operacioni antiterrorizëm.
Lajmin e bëri të ditur policia e Birmingham.
Pesë prej të arrestuarve janë nga Kardif (Uells), katër nga Stok (Angli) dhe tre nga Londra (Angli).
Të gjithë këta persona janë ndaluar se dyshohen për përgatitjen e një aksioni terrorist në Mbretërinë e Bashkuar.
Top Channel