Meksikë, lirohet politikani i marrë peng

20/12/2010 21:35

Ish-kandidati meksikan për president, Diego Fernandez de Cevallos, u lirua nga pengmarrësit e tij pasi u mbajt peng për shtatë muaj, u rapotua gjatë darkës në mediat amerikanolatine.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i familjes de Cevellos. “Eshtë një lajm i shkëlqyer, Diego është liruar dhe është mirë midis nesh”, deklaroi ai. Më parë, televizioni meksikan kishte deklaruar se lirimi do të ndodhte së shpejti.

De Cevellos u rrëmbye prej personave të panjohur, duke drejtuar makinën e tij fuoristratë gjatë muajti maj. Në nëntor, e përditshmja “El Universal” raportoi gabimisht se ai ishte liruar.

De Cevellos tentoi pa sukses që të shndërrohej në presidentin e vendit në vitin 1994, duke konkurruar me partinë e Veprimit Kombëtar të presidentit të tanishëm, Felipe Calderon.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta