
Irani ekzekutoi me vdekjen 11 antarë të një grupi fondamentalist të quajtur Jundullah, bënë të ditur burimet zyrtare të Tehran-it, sot në mesditë.
Të shpallur fajtorë për vrasje dhe terrorizëm, personat u varën në qytetin e Zahedan-it, kryeqëndra e provincës jug-lindore të Sistan-Baluchistan. Sipas autoriteteve, ata ishin përgjegjës për sulmin në një xhami shiite, që shkaktoi vdekjen e 39 besimtarëve një vit më parë.
Megjithatë, nuk janë dhënë prova të qarta për pjesëmarrjen e 11 të dënuarve me vdekje në ato sulme. Në qershor, Irani vrau liderin e organizatës Jundullah, formuar nga minoriteti sunit në vendin me përqindje dërmuesve të besimitarëve shiit. Megjithatë, veprimtaria e grupimit vazhdon.
“Njerëzit e Sistan-Baluchestan, në luftën e tyre të vazhdueshme kundër elemenetëve të mizorisë dhe pasigurisë, varën 11 persona në burgun e Zahedan”, deklaroi Ministria e Brendshme për Agjensinë Shtetërore të Lajmeve “Fars”.
Vetëm disa ditë më parë, në një sulm të ngjashëm në qytetin e Çabaharit, disa dhjetëra persona u vranë dhe plagëson. Përgjegjës për sulmin u bë përsëri Jundullah (që përkthehet Ushtarët e Zotit). Organizata u themelua në vitin 2003 dhe sipas saj, lufton për atë që e konsideron besimin e vërtetë.
Top Channel