LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore! Bie nafta, sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani: Lajme të rreme
Rreshjet e dëborës, temperaturat nën zero dhe ngrincat në veri të Europës kanë vështirësuar fluturimet e shumë pasagjereve në prag të Krishtlindjeve.
Shumë fluturime u anulluan të hënën në Frankfurt, Amsterdam dhe Bruksel, ndërsa vetëm shtatë në dhjetë fluturime mundin të ulen në dy aeroportet kryesore të Parisit.
Mijëra pasagjerë kaluan një natë të vështirë në terminalet e “Heathrow” në Londër dhe “Zaventem” në Bruksel përpara se të dy aeroportet të nisnin funksionimin e tyre me kapacitet të kufizuar.
Rreshjet e tjera të dëborës në Paris shkaktuan probleme të shumta dhe mjeteve te tonazhit të rëndë iu ndalua të qarkullojne në rruget kryesore. Kulla Eiffel vazhdon të mos jetë e vizitueshme.
Në Berlin, si pasojë e ngricave u shënuan probleme në lëvizjen e trenave dhe në qarkullimin rrugor. Në Itali, aeroporti i Firences dhe Pizës rihapen pas shumë anullimeve që u shënuan në fundjave. Moti i keq shkaktoi vdekjen e dy të pastrehëve, trupat e te cilëve u gjetën në Torino dhe Vareze.
Rrugët në një numër vendesh janë bllokuar. Vonesa ka patur edhe në lëvizjen e trenave te Eurostar mes Britanise, Francës dhe Belgjikes.
Top Channel