Zyrtarët egjiptianë pretendojnë se kanë demaskuar një rrjet të shërbimeve sekrete izraelite në vend, sipas një lajmi të shfaqur gjatë pasdites në mediat ndërkombëtare.
Një biznesmen vendas dhe dy shtatas hebrenj janë arrestuar, me akuzat e rekrutimit të spiunëve për shërbimet sekrete të Mossad-it. Prokurori i përgjithshëm deklaroi se të arrestuarit përballen me akuzat e rënda të spiunazhit në dëm të interesave kombëtare të Egjiptit.
Lajmi vjen vetëm një ditë pasi mediat vendase në vendin arab raportuan se një gjashtë agjentë të Mossad-it tentuan të rrëmbenin një shtetas egjiptian në zonën e Sinait. Është e paqartë nëse ka lidhje midis dy informacioneve.
Sipas akuzës, 37-vjeçari egjiptian Tareq Hassan, drejtuesi i një firme të import-eksportit, i ofronte shërbimeve sekrete izraelite identitetin e punonjësve të telekomunikacioneve në Egjipt, Siri dhe Liban, në këmbim të parave. Mossad përzgjidhte më pas se cilët mund të rekrutonte prej tyre.
Akuzat e Kajros për spiunazh nga ana e fqinjëve lindorë janë të shpeshta dhe duket se kanë përkeqësuar marrëdhëniet midis të dy vendeve. Më parë gjatë vitit, Charbel Qazzi, një drejtues i lartë i kompanisë shtetërore të telekomunikacioneve në Liban u akuzua për spiunazh në favor të Izraelit.
Top Channel