Peniani rrit praninë ushtarake në kufi

19/12/2010 16:35

Koreja e Veriut ka rritur në orët e fundit numrin e ushtarakëve të vendosur përgjatë brigjeve të vendit.

Masa në fjalë është marrë në vigjilje të stërvitjes së njoftuar ushtarake të Koresë së Jugut në ishullin Jeongpjeong.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Yonhap”, e cila citon një burim pranë qeverisë së Seulit.

Ky i fundit ka konfirmuar lëvizjet e trupave të Penianit në kufirin detar kreano-verior, në detin e Verdhë.

Tensionet mes dy Koreve vazhdojnë të jenë të larta, pas sulmit që Veriu i bëri me artiljeri ishullit të Jugut. Të dyja vendet kanë paralajmëruar njëra me sulme të reja, ndërsa tjetra me një reagim të ashpër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA