Lukashenko kërkon mandatin e katërt

19/12/2010 15:50

Në Biellorusi po votohet për zgjedhjet presidenciale, që pritet të mbyllen me fitoren e gjerë të Alexander Lukashenko.

Nën drejtimin e liderit autoritar, që synon të sigurojë mandatin e tij të katërt, ish-republika sovietike nuk ka zhvilluar kurrë një proces zgjedhor që të konsiderohet i rregullt nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Gjithësesi, këto zgjedhje deri më tani kanë qenë më të lira se ato të zhvilluara në të kaluarën, deklarojnë korrespondentët e mediave ndërkombëtare.

Por opozita ka në plan të zhvillojë një valë protestash kundër atij që ajo e quan një proces zgjedhor të montuar.

Nga ana tjetër, forcat e sigurisë kanë paralajmëruar se do të shtypin cdo përpjekje për të nxitur tensione, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Top Channel