Wikileaks: Qeveria iraniane spiunon futbollistët
18/12/2010 15:30
Qeveria iraniane spiunon futbollistët e kombëtarës iraniane. Sipas Wikileaks, duket se presidenti Mahmud Ahmadinejad ndërhyn duke shfrytëzuar sukseset e saj politikisht.
Në raportet konfidenciale të dërguara në Departamentin e Shtetit nga diplomatë amerikanë në Abu Dhabi, flitet për një presion të vërtetë të qeverisë aktuale iraniane drejt futbollistëve që mbështesin forcat reformatore.
Sipas raportit të qershorit 2009, “pjesa më e madhe e futbollistëve të kombëtares vepron në mënyrë të kujdesshme për të mos kaluar limitin që mund t’i hapë telashe”.
Top Channel