Spanjë, sindikatat në shesh

18/12/2010 16:55

Dy sindikatat e mëdha spanjolle Ugt e Ccoo kanë organizuar sot një sërë manifestimesh në të gjithë Spanjën kundër reformës së pensioneve.

Dhjetra mijëra persona, sipas vlerësimit të policisë, kanë manifestuar në rrugët e Madridit me objektiv shtimin e presionit mbi qeverinë në kuadër të miratimit të reformës e parashikuar më 28 janar.

Mes pikave më të kundërshtuara të reformës, është rritja e moshës së daljes në pension nga 65 në 67 vjeç.

Top Channel