Shpallet fajtor ortaku i Efraim Diverolit

18/12/2010 19:10

Shpallet fajtor për mashtrim të Pentagonit një bashkëpunëtor i Efraim Diverolit. Ralf Merril ishte ortak i kompanisë AEY të drejtuar nga Diveroli.

Ai u shpall fajtor nga Gjykata e Floridës për mashtrim me municionet kineze të destinuara për Afganistanin.

Merril dhe AEY kishin një kontratë prej 300 milionë $ për dërgimin e municioneve në frontin e luftës.

Vendimi për dënimin e Merril do të jepet në muajin mars.

Tre persona të tjerë janë shpallur fajtor dhe presin dënimin, përfshirë edhe Diverolin.

AEY përdori ilegalisht municionet kineze të marra nga Shqipëria për Afganistanin.

Top Channel