SHBA: Irani punon për bombën bërthamore

18/12/2010 12:30

Një prej drejtuesve më të lartë të ushtrisë amerikane, admirali Mike
Mullen, u shpreh i sigurt se Irani po përpiqet që të prodhojë një bombë
bërthamore, në një deklaratë të lëshuar mesditën e sotme nga Bahreini.

Një përfaqësues i autoriteteve amerikane dhe me një post të tillë që e lejon të ketë akses edhe në dokumentet e rezervuara të shërbimeve sekrete, Mullen siguroi se vendet fqinje të Iranit janë veçanërisht të shqetësuara për situtatën.

“Ne jemi të vendosur që të mos lejojmë Iranin të ndërtojë një bombë bërthamore, që do të cënonte paqen në një rajon kaq të trazuar”, deklaroi admirali. “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, por edhe të imponohemi me mënyra të tjera”

Në Bahrein, ndodhet një bazë e rëndësishme amerikane, e cila qëndron në gatishmëri për çdo konflikt të mundshëm të ardhshëm ndaj shtetit islamik, shtëpi e pothuajse 80 milionë banorëve.

Top Channel