Rusia kërkon mbledhje emergjentë të KS

18/12/2010 18:50

Rusia ka kërkuar brenda ditës së sotme mbledhjen emergjente të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për të tentuar të zbusë tensionin gjithnjë e në rritje në gadishullin korean.

Sipas burimeve diplomatike, vendet anëtare mund të mblidhen rreth orës 15 të Nju Jorkut (21 me orën tonë).

Sot Peniani ka kërcënuar sulme të reja pas manovrave ushtarake të trupave të Seulit dhe rreth 20 mijë ushtarëve amerikanë.

Top Channel