
Agjencia Pakistaneze e Shërbimeve Sekrete mohoi në mesditën e sotme
akuzat se zbuloi identitetin e funksionarit më të lartë të CIA-s në
rajon, me vendndodhje në Islamabad.
Megjithatë, besohet gjerësisht se kjo ishte një lëvizje hakmarrëse e autoriteteve pakistaneze, për shkak të një çështje gjyqësore që Gjykata e Nju Jorkut ka hapur kundër tyre.
Shërbimet sekrete të vendit islamik janë nën akuzë për përfshirje në sulmet terroriste të Mumbait në Indi, gjatë vitit 2008. 175 persona humbën jetën atëherë si rrjedhojë e bombave të vendosura nga shtetas pakistanezë.
Agjenti i “djegur” i CIA-s u detyrua të largohej me urgjencë nga qytetit më i madh i vendit, pasi emri i tij u përmend nga një gjykatës pakistanez gjatë një procesi.
Ngjarja ndodh në një moment veçanërisht të pavolitshëm, ndërsa amerikanët janë duke u përpjekur që të bashkëpunojnë me autoritetet për të luftuar fiset tribale në zonat rurale, mbështetës të talebanëve dhe Al-Qaeda.
Njëkohësisht, një Gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është duke trajtuar një çështje të hapur kundër gjeneralit Ahmed Shuja Pasha, drejtues i Shërbimeve të Brendshme Inteligjente të Pakistanit. Ai dyshohet të ketë nxitur terroristët e përfshirë në sulmet mbi territorin indian.
Top Channel