
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve, presidenti italian
Giorgio Napolitano bën një thirrje me forcë në mbrojtje të emigrantëve
dhe integrimit të tyre.
Ne nje mesazh kryetari italian i shtetit ve theksin ne rolin e domosdoshem te luajtur ne Itali nga emigrantet dhe fton te gjithe qe, megjithe veshtiresite, te mos bejne pergjithësime negative.
Napolitano kujton brezin e dyte te emigranteve, ata qe studiojne ne shkolla e universitete. Kujton jo vetem emigrantet qe plotesojne nevoja per krahe pune, atje ku nuk gjenden te tjere duke u bere te domosdoshem ne industri dhe prane familjeve, por edhe emigrantet e shumte qe tanime kane bizneset e tyre.
Pa lene menjane pengesat dhe problemet qe duhen zgjidhur, presidenti Napolitano beri thirrje qe integrimi i emigranteve duhet te mbeshtetet ne respektin reciprok, mbi njohjen e te drejtave te atyre qe vijne ne Itali e qe jetojne duke punuar me nder dhe qe respektojne ligjet e vendit.
Top Channel