Moti i ftohtë, paralizohet Evropa

18/12/2010 17:55

Një valë e re të ftohti dhe dëbore ka përfshirë gjithë Evropën gjatë orëve të fundit duke shkaktuar vështirësi në transportet ajrore, rrugore dhe hekurudhore.

Në Britaninë e Madhe i ftohti është në nivele rekord ku janë mbyllur aeroportet e Gatwick dhe Heathrow.

Probleme edhe në linjat Eurostar: trenat kanë pasur vonesa deri në 60 minuta.

Në Gjermani është paralizuar aeroporti i Frankfurtit ku janë 2500 pasagjerë në pritje për t’u nisur.

Në Francë, veriu dhe lindja janë zonat më të goditura nga dëbora.

Top Channel