Korea e Jugut konfirmon stërvitjet

18/12/2010 08:45

Koreja e Jugut do të vazhdojë stërvitjet e planifikuara në një ishull kufitar, edhe pse fqinjët veriorë i kërcënuan dy ditë me parë me luftë nëse do të bënin diçka të tillë. Lajmin e konfirmoi në mëngjes qeveria e Seoul-it.

Trupat ushtarake vazhdojnë të mblidhen për një stërvitje ku do të përdoret artileria, në një ishull pranë kufirit, ku sulmi i nëntorit nga shteti komunist shkaktoi vdekjen e katër personave.

Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën mbështetjen e tyre, duke iu kundërvënë politikës agresive të Pyongjang-ut. Rusia dhe Kina kanë shprehur shqetësime serioze për gjendjen në gadishullin korean.

“Eshtë e drejta jonë që të vazhdojmë stërvitjet ushtarake”, deklaroi një antar i Shtabit të Lartë të Ushtrisë koreanojugore. Seoul-i po përpiqet të fitojë reputacionin e dëmtuar në sytë e popullit, pas pafuqisë për të reaguar në sulmin e nëntorit.

Megjithatë, tensioni në vend është tepër i lartë. “Koreja e Veriut ka kërcënuar me një reagim të fuqishëm. Ata janë në gjendje të hedhin të gjithë ishullin në erë, prandaj po përgatitemi për më të keqen”, deklaroi një peshkatar 48-vjeçar, Yoon Jin-young, banor në ishullin e bombarduar.

Të shtunën e kaluar, 200 mijë tullumbace me informacion propagandistik u lëshuan për në tokën e fqinjëve veriorë. Të dy Koretë janë të ndara që prej konfliktit të viteve 1950-53.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA