
Kryeministri polak Donald Tusk ka kritikuar hetimin e kryer nga Rusia
mbi incidentin ajror të muajit prill, ku mbeti i vrarë presidenti Lech
Kaczynski.
Tusk ka deklaruar se raporti është i papranueshëm dhe pa baza konkrete.
Së fundmi Rusia i dorëzoi Polonisë një raport mbi incidentin pas disa muajsh hetime, edhe pse detajet e tij nuk janë bërë publike.
Nga rrëzimi i avionit në qytetin perëndimor rus të Smolenskut humbën jetën presidenti Kaczinsky dhe 95 persona të tjerë, shumica e të cilëve zyrtarë polakë.
Pa zbuluar detajet e raportit, zoti Tusk ka deklaruar se ai nuk përputhet plotësisht me Konventën e Cikagos, që përcakton rregullat e fluturimeve ndërkombëtare.
“Nga këndvështrimi polak, raporti i dorëzuar nga pala ruse është pa diskutim i papranueshëm”, ka pohuar ai në një prononcim për mediat në Bruksel.
Top Channel