Gjermani, paralizohet trafiku ajror

18/12/2010 13:55

Pas dëborës së dendur të ditës së djeshme vazhdon të jetë kritike situata në aeroportet e Gjermanisë.

Në vecanti ai i Frankfurtit, më i madhi në vend, ka mbetur i paralizuar që prej mëngjesit të sotëm.

Mijëra pasagjerë prej orësh të tëra presin të nisen, por kompanitë ajrore kanë anuluar tashmë 170 fluturime.

Një zëdhënës i aeroportit ka deklaruar se plani i orareve të fluturimit ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.

I njëjti burim ka shtuar se shumë fluturime janë anuluar edhe për shkak të mbylljes së aeroporteve të tjera në Evropë.

Top Channel