Britani, gjykata shfuqizon ligjin anti-emigrantë

18/12/2010 04:10

Politika e kryeministrit britanik, David Cameron për masa shtrënguese ndaj emigrantëve ekstrakomunitarë, ka pësuar goditjen e saj të parë.

Gjykata e Lartë në Londër ka shfuqizuar një vendim të kabinetit Cameron që kufizon përkohësisht në 24 mijë persona numrin e emigrantëve që mund të futen në vend, deri në prill të 2011.

Sipas gjykatës norma është e pavlefshme pasi qeveria dhe Ministria e Brendshme e udhëhequr nga Teresa May, nuk janë konsultuar me Parlamentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA