Azi, incident detar Kinë-Kore e Jugut

18/12/2010 13:00

Një varkë peshkimi kineze është përplasur me një anije ushtarake
koreano-jugore, duke shkaktuar vdekjen e nje peshkatari dhe zhdukjen e
dy të tjerëve.

Sipas autoriteteve të Jugut, përplasja ndodhi pasi roja bregdetare u përpoq të pengonte një grup varkash kineze që të peshkonin ilegalisht në brigjet perëndimore të Koresë së Jugut.

Një video e xhiruar nga roja bregdetare tregon oficerët që përleshen me peshkatarët me shufra metalike. Të paktën katër oficerë mbetën të plagosur.

Rreth 50 varka peshkimi kineze ndodheshin në zonë në momentin e përplasjes, ka bërë të ditur një zëdhënës ushtarak.

Një prej varkave pengoi qëllimisht rojën bregdetare, e cila po përpiqej të kthente varkat mbrapsht në ujërat e tyre.

Top Channel