Wikileaks: India, tortura në Kashmir

17/12/2010 15:15

Zyrtarët amerikanë kanë patur prova për përhapjen e gjërë të torturave
të Indisë, në krahinën autonome të Kashmirit. Lajmin e përhapi në
mesditë Wikileaks, faqja e Julian Assange.

Sipas informacionit të publikuar, diplomatët amerikanë në Delhi mësuan në vitin 2005 prej Kryqit të Kuq për torturat me rrymë elektrike, rrahjet dhe poshtërimet seksuale ndaj qindra të burgosurve.

Dokumentë të tjetë zbulojnë se diplomatët amerikanë u informuan sërisht në vitin 2007, për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe torturave gjatë marrjes në pyetje nga ana e autoriteteve indiane.

Zbulimi mund të jetë veçanërisht i sikletshëm për qeverinë e Dehlit, që e konsideron veten si demokracinë më të madhe në botë, për shkak të numrit prej pothuajse një miliard banorësh (vendi i dytë më i populluar pas Kinës).

Kashmiri, një krahinë me popullsi të përzjerë hinduiste dhe muslumane është prej kohësh një rajon problematik dhe një mollë sherri midis Indisë dhe Pakistanit. Lëvizjet separatiste kanë shkaktuar humbjen e dhjetëra mijëra jetëve njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA