
Një seancë rutinë parlamentare në Ukrainë u shndërrua në një betejë masive gjatë mesnatës në Kiev.
Pesë deputetë përfunduan në spital, të goditur nga mjete të forta.
Tavolina, karrige, vezë dhe gaz lotsjellës u përdorën gjatë sherrit, pasi një grup deputetësh të opozitës së Julia Timoshenkos bllokuan podiumin qeveritar.
Prej disa javësh, situata në vend është turbulluar nga kërcënimet e Kryeministrit filorus, Viktor Janukoviç, që ka kërkuar hapjen e procedurave gjyqësore për korrupsion ndaj paraardhëses së tij.
Timoshenko është vënë nën hetim për një fond të supozuar prej 200 milion eurosh, të përvetësuar për firmosjen e Traktatit të Kyoto-s. Asaj i është ndaluar përkohësisht të largohet nga kryeqyteti.
Të pestë deputetët e shtruar në spital i përkasin partisë së opozitës. Njëri prej tyre raportohet të ketë pësuar fraktura dhe u shoqërua jashtë parlamentit me barelë. Skenat u regjistruan nga mediat, të befasuara nga spektakli i paparalajmëruar.
Top Channel