SHBA paralajmëron presidentin e Bregut të Fildishtë
17/12/2010 03:00
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore i kërkuan presidentit në fuqi të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo të lërë menjëherë postin e tij e të largohet përndryshe vendi i tij do të përballet me sanksione të forta.
Zyrtarë të lartë nga Departamenti i Shtetit thanë për CNN se Gbagbo mund të kërkojë azil në një sërë vendesh perëndimore, një hap ky që sipas tyre duhet ndërmarrë sa më parë, përndryshe vendi do të përballet me sanksione që mund të jenë vetëm cështje ditësh.
Laurent Gbagbo, presidenti në fuqi në Bregun e Fildishtë nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të 28 nëntorit, ku rivali i rij opozitar u shpall fitues.
Top Channel