SHBA, Kongresi aprovon lehtësirat fiskale

17/12/2010 09:30

Kompromisi i arritur mes presidentit Barack Obama dhe republikanëve për zgjatjen e lehtësirave fiskale të epokës Bush është aprovuar mbrëmjen e së enjtes nga Kongresi amerikan.

Një ditë pas miratimit në Senat me 81 vota pro kundrejt 19 votave kundër, Dhoma e Përfaqësuesve ka aprovuar ligjin me 277 vota kundrejt 148.

Ky kompromis zgjat për dy vjet dhe për të gjithë amerikanët shkurtimet fiskale të miratuara në vitin 2001 dhe 2003 gjatë presidencës Bush, por që skadonin më 31 dhjetor të këtij viti.

Në total, kompromisi i arritur nga presidenti Obama ka një kosto prej 858 miliardë dollarësh në 10 vjet, bën të ditur Zyra e Kongresit për Buxhetin.

Fillimisht demokratët donin ta zgjasnin këtë masë për familjet e klasës së mesme, ose për ato që fitojnë më pak se 250 mijë dollarë në vit.

Por si shkëmbim nga zgjatja e lehtësirave fiskale për të pasurit, nga republikanët është ofruar një zgjatje e mbështetjes për të papunët për 13 muaj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta