Putin: President? 2012 është ende larg

17/12/2010 01:45

Ish-presidenti dhe kryeministri aktual i Rusisë, Vladimir Putin nuk ka dashur të komentojë një pyetje në lidhje me kandidimin e tij në garën për president në vitin 2012.

“Vitit 2012 është ende shumë larg”. Kështu iu është përgjigjur Putin pyetjeve të shumta të qytetarëve rusë gjatë një daljeje direke në televizionet ruse, ku u përball më së shumti me pyetjen për një rikandidim të mundshëm.

Në fakt në shumë media dhe qarqe politike globale, thuhet se pikërisht ish-agjenti i KGB-së është ai që udhëheq Kremlinin aktualisht.

Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë edhe mbajtësi aktual i postit të presidentit, Dmitri Medvedev shprehu ambicien për ta mbajtur postin e tij edhe pas 2012.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta