Pakistan, 15 talebanë të vdekur

17/12/2010 09:45

Dy raketa amerikane vranë 15 persona mëngjesin e sotëm në një zonë në veriperëndim të Pakistanit, e cila ka qenë përgjithësisht e qetë në të shkuarën. CIA kishte identifikuar në këtë rajon një bazë militantësh talebanë.

Lajmi u konfirmua prej burimeve të shërbimeve inteligjente dhe zyrtarë të të dy vendeve, por në kushtin e anonimitetit. Nuk ka ende një deklaratë zyrtare shtetërore nga asnjëra palë.

Më shumë se 100 raketa kanë goditur gjatë vitit 2010 brendësinë e territorit pakistanez. Sulmet kanë patur në objektiv krahinën e Vaziristanit verior, ku fise tribale janë besnike ndaj talibanëve dhe Al-Qaeda.

Në të shkuarën, zyrtarët e Pakistanit kanë protestuar ndaj sulmeve, por besohet se vendi aziatiak ka një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila lejon këto goditje.

Nën administratën Obama, sulmet me raketa janë dyfishuar, duke bërë të besohet se kjo mënyrë e re luftimi përbën një strategji të re ushtarake.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta