Gjykata e Lartë e Transdniestra-s, territor separatist në Moldavi, dënoi
një gazetar vendas me 15 vjet burg, për spiunazh në përfitim të
shërbimeve sekrete moldave, bëri të ditur Ministri i Brendshëm i
qeverisë lokale.
Ernest Vardanian, u dënua me 15 vjet burgim në regjim të rëndë dhe me sekuestrimin e të gjithë të mirave të tij materjale. Gazetari punonte për gazetën “Novyi Region”.
Bashkëshortja e tij në Moldavi dhe autoritetet e këtij vendi e cilësuan dënimin e Vardanian-it si skandaloz.
Moldavia, një vend prej 4,3 milion banorësh, është zhytur në varfëri dhe përshtjellim që prej shkëputjes prej Bashkimit Sovjetik.
Transdniestra, një krahinë e banuar nga rusë, ka vetshpallur pavarësinë e saj. Ajo nuk njihet ndërkombtarisht.
Top Channel