Meksikë, arratisen mbi 140 të burgosur

17/12/2010 22:55

Mbi 140 të burgosur meksikanë u arratisën nga një burg qe ndodhej në afërsi me kufirin amerikan.

Të dënuarit, shumë prej tyre me akuzën e trafikut të drogës, mundën t’ia mbathnin nga burgu në Nuevo Laredo, mëngjesin e së premtes. Ushtria dhe policia ndërmorën një prej operacioneve më të mëdhenj për të kapur të arratisurit.

Sistemi i burgjeve në Meksikë po përpiqet të përballojë baticën e personave të arrestuar, pas fushatës së qeverisë kundër karteleve të drogës.

Nuevo Laredo në shtetin e Tamaulipas ndodhet në kufirin me Teksasin. Deri tani nuk ka asnje deklaratë zyrtare për arratisjen e madhe. Ende nuk është e qartë se si mundën të burgosurit të largoheshin, megjithëse ka raportime se ata dolën nga dera kryesore.

Kjo është arratia e dytë e madhe, në veri të Meksikës në muajt e fundit.

Top Channel