Koretë, Ban Ki Mun apelon për qetësi

17/12/2010 22:05

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka ftuar edhe njëherë dy Koretë të ulin tensionet.

Në një dëklaratë për mediat, Ki Mun e ka quajtur bombardimin e ishullit të Joenpjongut më 23 nëntor si një ndër provokacionet më të mëdha që nga fundi i luftës së Gadishullit Korean.

Kreu i OKB-së ka komentuar edhe njoftimin më të fundit të Koresë së Veriut për hapjen e një qendre tjetër të pasurimit të uraniumit, duke e cilësuar atë si “alarmante”.

Top Channel