Kaczynski, refuzohet raporti rus

17/12/2010 16:50

Polonia ka refuzuar raportin e dorëzuar nga Moska në lidhje me tragjedinë ajrore të 10 prillit të shkuar në Smolensk, në Rusi, ku humbi jetën presidenti polak Lech Kaczynski me të shoqen dhe 94 persona të tjerë.

Sipas kryeministrit Tusk, dokumenti i lëshuar nga autoritetet ruse “është i papranueshëm”.

Kur ndodhi aksidenti, delegacioni ishte në udhëtim për në Katyn për të marrë pjesë në ceremoninë e 70 vjetorit të vrasjes së 22 mijë ushtarakëve polakë, në 1940, me urdhër të Stalinit.

Top Channel