Japoni, sulm me thikë në një stacion autobusi
17/12/2010 04:25
Një 27 vjecar në Japoni ka sulmuar me thikë pasagjerët e dy autobusëve duke lënë të plagosur 13 persona.
Sulmi ndodhi në veri-lindje të Tokios, kur agresori i armatosur me një thikë ka sulmuar autobusët që transportonin nxënës shkolle.
Nga sulmi një person ka marrë plagë të rënda, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur e plagosur lehtë.
27 vjeçari u prangos nga policia dhe do të përballet me akuzën e tentativës së vrasjes.
Top Channel