FB, në 2010-n, 2 miliardë të ardhura
17/12/2010 15:25
FB mund të mbyllë 2010-n me të ardhura rreth 2 miliardë dollarë, duke u bërë një ndër kompanitë që ka arritur më shpejt këtë shifër.
Lajmin e ka bërë të ditur Bloomberg, që i referohet tre personave pranë shoqërisë.
Sipas këtyre burimeve, rrjeti social më popullor i botës do të regjistrojë të ardhura më të dyfishuara në krahasim me 2009-n, vit ku të ardhurat ishin nga 700 deri në 800 milionë dollarë.
Top Channel