Eurozonë, krijohet fondi i emergjencës

17/12/2010 09:40

Presidenti i Këshillit të Europës, Herman von Rumpey lajmëroi në mëngjesin e sotëm për vendimin e krijimit të një fondi të përhershëm emergjence, për vendet ku përdoret euro.

Aktualisht 16 shtete antare të Bashkimit Europian përdorin monedhën e përbashkët. Mekanizmi do të kërkojë ndryshimin e disa pikave të Traktatit të Lisbonës.

“Duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për çfarëdo situate të papritur që mund të krijohet, për të siguruar stabilitetin në eurozonë si një e tërë”, deklaroi von Rumpey, në një konferencë për shtyp.

Vendimi u mirëprit edhe prej Presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso: “Kjo është një ditë e madhe për Europën. Detyra jonë është të sigurojmë se ekonomitë tona do të jenë gjithmonë të qeta”.

Gjatë vitit 2010, kredi me vlerë 185 miliard euro iu akorduan Greqisë dhe Irlandës për të zbutur krizën në këto vende, por zërat për një kolaps spanjoll kanë shkaktuar rënien e monedhës në bursë gjatë ditëve të fundit.

Nëse një fond emergjence do të krijohet, ai besohet se do të ketë një vlerë prej 750 miliard eurosh. Ai do të jetë i disponueshëm në çdo moment për secilin vend të eurozonës që do të ketë nevojë për kredi.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta