Pas mosmarreveshjeve te zgjatura mbi kursin e duhur për shpëtimin e
euros, Bashkimi Europian vendosi te dergoje nje sinjal uniteti pak
perpara Krishtlindjeve.
Ne samitin e Brukselit u vendos cuditerisht shpejt per nje ombrelle te perhershme shpetimi, e cila te ndihmoje vendet ne veshtiresi financiare te eurozones. Lideret rane dakort per ndryshime nenin 136 te traktatit te Lisbones, te cilat do te mundesojne krijimin e mekanizmit te ri shpetimi.
“Vendet anetare qe perdorin monedhen e perbashket mund te ngrene nje mekanizem stabiliteti, aktivizimi i te cilit do te jete thelbesor per qendrueshmerine e te gjithe zones se euros. Megjithate, akordimi i ndihmave financiare do te behet ne kushte teper te rrepta. Vendimet i kemi marrë kolektivisht. vullneti politik për të bërë të pamundurën nuk vihet në dyshim”, tha Herman van Rompuy.
BE-ja nuk i le ne balte anetaret e saj, ky ishte mesazhi i percjelle tregjeve nga takimi i Brukselit. presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso shtoi sidoqofte se tani, udheheqesve europiane i takon t`i kthejne fjalet ne vepra.
“Shume nga masat e parashikuara jane aq te veshtira sa kane mbjelle ankth ne nje pjese te shoqerive tona, e megjithate do t’i quaja te domosdoshme per te rivendosjen e ekonomive ne binare. Europes i lipsen reforma strukturore, reforma qe te shtojne perspektiven e rritjes ekonomike. Kemi ca probleme konkurence, por po i zgjidhim”, tha Barroso.
Ndihma në bazë të sistemit të ri ka të ngjarë të varet nga politikat e ashpra ekonomike të qeverive të cilat janë shoqëruar me protesta. Mekanizmi i stabilitetit do te vihet ne funksion nga 2013-ta, kur skadon afati i instrumentit te perkohshem te krijuar pas krizes greke, European Financial Facility, dhe do te zëvendësojë fondet miliarda euroshe te dhena deri tani per vendet e Eurozones me probleme financiare.
Top Channel